Marka e modës Emporio Armani ka hedhur në treg një orë të mençur, të quajtur Emporio Armani Connected, me disa modele të ndryshme.
Këto orë të mençura do të vijnë me një sërë funksionesh, duke përfshirë njoftimet, ndjekjen e aktiviteteve, ndjekjen e gjumit e shumë të tjera.
“Ne jemi të lumtur t’ju prezantojmë një orë të mençur hibride, që shënon edhe hyrjen në këtë treg të Emporio Armani, një markë që gjithmonë ka bërë inovacione në botën e aksesorëve”, komentoi Giorgio Armani.