Një sasi e armëve janë gjetur gjatë një kontrolle që bëri Policia në Prishtinë e Fushë Kosovë. Veç armëve, në tri lokacione ku pati bastisje është gjetur edhe një pasaportë e Serbisë.
Një sasi armësh janë gjetur gjatë bastisjes në tri lokacione në Prishtinë e Fushë-Kosovë. Gjatë zhvillimit të operacionit në koordinim me prokurorinë u gjetën e u konfiskuan mes tjerash një kallashnikov, pistoleta, të holla e pasaportë serbe.
“Gjatë zhvillimit të një operacioni, në koordinim me prokurorinë, janë bastisur tri lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar: një arme zjarri AK-47, dy pistoleta, një revole laps, tre karikatorë, katër telefona, 58 fishekë, paisje DVR, 3920 euro, dy thika, dy SIM kartela, një pasaportë e Serbisë, një peshore elektrike, një llaptop, dy kartela bankare, një maskë, një jelek për mbajtje të armëve të zjarrit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovë.
Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.