Armend Ibrahimi zyrtarisht në PDK

Prishtinë | 30 Maj 2017 | 18:46 | Nga

Ish-kryetari i rinisë dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-këshilltari i Isa Mustafës, Armend Ibrahimi i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Zyrtarizimi i tij në PDK është konfirmuar pas publikimit të një fotografie së bashku me liderin e kësaj partie, Kadri Veseli. Edhe Veseli ka bërë publike të njëjtë fotografi bashkë me Ibrahimin.

Kujtojmë, se Armend Ibrahimi ishte larguar nga pozita e këshilltarit të kryeministrit Isa Mustafa për shkak të pakënaqësisë me udhëheqjen e vendit.

Gjithashtu, ai ishte edhe në listën e kandidatëve për deputetë nga LDK në zgjedhjet e vitit 2014.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme