Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e ka shqyrtuar Planin e performancës së Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) për vitin 2023, raporton Ekonomia Online.
Pyetjet e njëpasnjëshme të kryetarit të Komisionit, Armend Muja ndaj Bordit të OShP-së kanë nxitur reagimin e deputetit Enver Haliti.
Ai ka kërkuar nga Muja që pyetjet të jenë të fokusuara në temën për çka është thirrur Bordi në raportim.
Mirëpo Muja ka reaguar duke thënë se “mund të pyes çka të dëshirojë”.
“Ajo është pyetje e imja, nëse nuk të pëlqen mundesh me shfrytëzuar të drejtën tënde për pyetje. Unë po pyes në bazë të ligjit, nëse ligji është i keq na mundemi me ndryshuar, po ligji po thotë çeshtu. Vetëm mos mu përzi”.
Haliti ka kërkuar që Muja të ndërroj qasjen, por që Muja filloi të ngris zërin. Kjo bëri që Haliti të lëshojë mbledhjen.
“Zërin mos e ngrit, nuk është në rregull kjo qasje”.
Bashkë me të u larguan edhe Eman Rrahmani dhe Visar Korenica nga Vetëvendosje.
Kryesuesja e bordit të OShP-së, Vjosa Gradinaj-Menxhuani përkundër pretendimeve nga kryetari i Muja se është favorizuar një kontraktor i ka mohuar këto pretendime.
Madje ajo tha se në rastin e përmendur ka qenë kontraktues Ministria e Shëndetësisë.
“Po flas për këtë lëndë se kam qenë kryetare e panelit shqyrtues. Në këtë rast kontraktues ka qenë Ministria e Shëndetësisë. E kanë marrë një vendim të viti 2021 i bordit të kaluar. Është vetëm një gazetare jashtëzakonisht shumë dezinformuese dhe e kemi menduar inicimin e një rasti ndaj kësaj gazetareje”.
LEXONI EDHE: