Komisioni i miraton marrëveshjet për kredi për projektin Efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë e Prizren

Prishtinë | 23 Dhj 2022 | 09:55 | Nga Artiona Çitaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere në mbledhjen e radhës ka votuar dy marrëveshje për marrjen e kredive, raporton Ekonomia Online.

Me të gjitha votat e anëtarëve prezent u votua Projektligji për ratifikimin e  Marrëveshjes së Kredisë për projektin “Korniza e qyteteve të gjelbërta 2 dritarja 2- Efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për projektin Efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se marrëveshja e kredisë për efiçiencë në komunë e Prishtinës, kap vlerën 5 milionë euro, përderisa 1 milion janë grant.

Ai ka sqaruar se kredinë e kkthenjnë vet komunat, raporton EO.

“Ky projekt kap vlerën rreth 6 milionë, 5 milionë është kredi nga BERZh-i, ndërsa 1 milion është grant. Periudha e kthimit parashihet deri në vitin 2032.  Marrë parasysh nevojën për ta pasur këtë projekt, i’u ftoj ta miratoni”.

“Ngjashëm si pika paraprakë është projekt i ngjashëm në Prizren. Dallimi i vetëm te datat e kthimit. Kushtet janë të ngjashme. Mënyra se si janë zgjedhur këto dy komuna është për shkak të madhësisë së komunave”.

“Kredinë ta marrë niveli qendror, ndërsa niveli komunal e paguan kredinë. Kredinë e kthen komuna. E kemi dakordimin nga kryetarët e komunave. Ne kemi marrë procedurat e nevojshme, ata mund të tërhiqen nga kredia”.

Të ngjashme