Armenia akuzon Azerbajxhanin për shkelje të marrëveshjes

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 21:13 | Nga Ekonomia Online

Armenia ka akuzuar Azerbajxhanin për shkelje të marrëveshjes që i dha fund luftimeve për rajonin e Nagorno Karabakut. Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Rusia, ishte arritur në nëntor të vitit të kaluar.

Armenia po pretendon se Azerbajxhani nuk po i përmbahet premtimit për të liruar ushtarët dhe civilët armenë të kapur gjatë konfliktit.

“Kthimi i të burgosurve është vonuar përsëri,” tha zyra e zëvendëskryeministrit, armen, Tigran Avinian, në një deklaratë të postuar në Facebook më 9 prill.

Zyrtarët azerbajxhanas nuk kanë reaguar ndaj kësaj deklarate.

Akuzat bëhen një ditë pasi përfaqësuesit e qeverisë armene thanë se një grup i të burgosurve të luftës do të riatdhesohej në Armeni.

Por, një aeroplan nga Azerbajxhani që pritej të dërgonte 25 ushtarë rezultoi të ishte bosh kur u ul në Jerevan.

Marrëveshja e armëpushimit mundësoi vendosjen e rreth 2.000 paqeruajtësve rusë. Më shumë se 6.000 njerëz vdiqën në luftime. Statusi përfundimtar i rajonit mbetet i pazgjidhur.

Të ngjashme