Armëpushim në mes të ushtrisë irakiane dhe forcave kurde

Prishtinë | 27 Tet 2017 | 19:22 | Nga

Forcat irakiane dhe ato kurde, Peshmerga, kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftimeve në Irakun jugor, kanë thënë zyrtarë të mediave të koalicionit të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara.

Një zëdhënës i koalicionit në Bagdad ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters, se marrëveshja për armëpushim vlenë për të gjitha frontet e luftës.

Forcat qeveritare të Irakut kishin nisur një ofenzivë më 16 tetor, si përgjegjie ndaj referendumit për pavarësia nga rajoni i Kurdistanit.

Ofenziva synonte të mposhte terroristët, të shpallur si të tillë nga qeveria qendrore e Irakut.

Provinca ku ishin zhvilluar luftimet, në Kirkukut tash është nën kontroll të forcave irakiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme