Armina Mevlani ndan përvojën me kontraceptivë, ka disa këshilla për vajzat

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Blogerja Armina Mevlani, e cila prej vitesh është në një lidhje të konsoliduar me Shkëlzen Berishën, ka ndarë eksperiencën e saj me ndjekësit në lidhje me përdorimin e kontraceptivëve.

Pas disa pyetjesh nga përdoruesit në “Instagram”, Armina ka rrëfyer se ka përdorur një metodë të tillë për tri vite. Blogerja ka paralajmëruar vajzat se nëse marrin një vendim të tillë, mund të përballen me efekte anësore.

Armina ka rekomanduar të kryhen analizat e gjakut para nisjes së kontraceptivëve. Ajo ka bërë me dije se ka hequr dorë nga kjo metodë prej thuajse një viti dhe se trupi nuk i ka reaguar aspak mirë.

“Jo, i kam ndërprerë pilulat kontraceptive vitin e kaluar dhe fitova 6 kilogramë në momentin që i ndalova. Trupi im ishte i mësuar me to. Nuk ndryshova asnjë zakon, por trupi im reagoi sikur të isha postshtatzënë”, ka thënë Armina.

Ajo ka postuar edhe një foto në profilin e saj, ku shihet me disa kilogramë më tepër. Sipas blogeres, vendimi për nisjen e metodave kontraceptive duhet të studiohet mirë, pasi organizmi mund të reagojë në mënyra të ndryshme.

Ndërkohë, gjatë komunikimeve të saj virtale me ndjekësit nuk kanë munguar pyetjet e tipit nëse është duke menduar të sjellë një fëmijë në jetë nga bashkë jetesa me Shkëlzenin? E pyetur pak kohë më parë nga fansat se kur ka ndërmend të lindë një bebe, Armina ka thënë se kjo ditë po afrohet. Plani i saj është që të bëhet me fëmijë përpara moshës 30-vjeçare.

Blogerja është shprehur se ka nevojë edhe për pak kohë përpara se ta ndërmarrë këtë hap, pasi aktualisht është 28 vjeçe. Ajo tha se për momentin është e angazhuar me punën dhe dëshiron që kur të lindë fëmijë, t’i dedikohet plotësisht.

“Ke menduar të bëhesh mami?”- u pyet Armina në një miniintervistë tjetër që zhvilloi me ndjekësit në “Instagram”.

Ndërsa ajo u përgjigj: “Po, me shumë qejf. Thjesht kam nevojë edhe për fare pak kohë. Jam 28 vjeç (ndoshta edhe për shkak të angazhimeve). Dua që t’i dedikohem plotësisht kur ta bëj”.

Gjithashtu ajo tregoi se do ishte shumë e lumtur po të bëhej nënë e dy fëmijëve. Përsa u përket marrëdhënieve me fëmijët e partnerit të saj, Shkëlzenit, ajo tha: “Jemi si shokë, sepse janë adoleshentë dhe kuptohemi”.

Ndërsa për martesën, Mevlani ka thënë: “Kemi filluar të hedhim disa plane në letër, unë do të doja shumë që edhe për fustanin të diskutoja me një nga markat më të njohura të fustaneve të nusërisë dhe për këtë kam nisur komunikime”.

View this post on Instagram

Island hopping with my besties

A post shared by Armina Mevlani (@armina_mevlani) on

View this post on Instagram

🕊

A post shared by Armina Mevlani (@armina_mevlani) on

View this post on Instagram

“Life is the flower for which love is the honey.”

A post shared by Armina Mevlani (@armina_mevlani) on

View this post on Instagram

Home wearing @skims Lounge collection

A post shared by Armina Mevlani (@armina_mevlani) on

View this post on Instagram

Sunset 🌅

A post shared by Armina Mevlani (@armina_mevlani) on

Të ngjashme