Armiqësia 12-vjeçare merr fund, MC Kresha dhe Geti shtrijnë dorën e pajtimit

Prishtinë | 06 Shk 2023 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Dy reperët e njohur të skenës, Getoar Selimi dhe MC Kresha ka më shumë se një dekadë që nuk flasin me njëri-tjetrin.

Megjithatë dyshja kanë vendosur që t’i japin fund kësaj armiqësie mjaft të gjatë.

Të ftuar në emisionin “Zemër Luana”, dy reperët e njohur të estradës shtrinë dorën e tyre të pajtimit edhe publikisht, gjersa bënë të ditur se po vijnë edhe me një bashkëpunim.

Ata thanë se kënga e tyre e re është gati dhe se përveç dyshes, do të ketë edhe një person tjetër në të, por nuk e zbuluan emrin e tij.

Dyshja në fjalë e pranuan në emision se nuk kanë folur me njëri-tjetrin për arsye të kota të fëmijërisë dhe hatërmbetjeve të para shumë viteve.

Të ngjashme