Aro Muric: Mu ndal trupi, nuk e di se çfarë ndodhi

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 23:17 | Nga Ekonomia Online

Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, ka folur pas ndeshjes kundër Malit të Zi.

Gardiani i portës kosovare ka regjistruar një prej paraqitjeve më të dobëta që kur ka ardhur tek Kosova, por për këtë duket se kishte një arsye.

Muric nuk ndihej mirë fizikisht, pasi ai disa herë gjatë ndeshjes u pa tek ankohej në drejtim të stolit dardan.

“Trupi mu ndal, nuk e di. Më vjen keq, nuk e di se çfarë ndodhi.  Po kam qenë i gatshëm dhe nuk e di se çfarë ndodhi” ka thënë Muric, shkruan lajmi.net.

“Nuk e di më dha një karton pa asnjë arsye. Do ta shohim, do të fle sonte dhe pastaj do t’iu tregoj” ka thënë tutje portieri.

Muric u ndëshkua me karton të verdhë gjatë këtij takimi, pasi nuk iu bind fjalëve të gjyqtarit.

Të ngjashme