Portieri Arijanet Muriq ka vetëm një ndeshje me Kosovën, por ai është i bindur se ajo ka kapacitete të arrijë kualifikimin në “Euro 2020”.
Portieri gjigant i Manchester Cityt, që debutoi të martën mbrëma me fanellën e Kosovës në fitoren kundër Azerbajxhanit (4:0), thotë se Kosova mund të mposhtë edhe Maqedoninë dhe ndonjë tjetër, shkruan sot Koha Ditore.
Kosova pasi ka fituar grupin e saj në Ligën D të Ligës së Kombeve, është kualifikuar në plejof ku në marsin e vitit 2020 do të luftohet për një biletë në Evropianin e ardhshëm.
Rivalja e Kosovës në gjysmëfinale të plejofit është Maqedonia, e nëse e kalon atë në finale do të luajë më fituesen e ndeshjes Gjeorgjia – Bjellorusia. Vetëm fituesi merr biletën për Evropian. E Muriq është i bindur se ajo do t’i takojë Kosovës.