Aromat e pakëndshme të trupit dhe kuptimi i tyre

Prishtinë | 05 Nën 2023 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Aroma e pakëndshme e trupit mund të shkaktohet për shumë arsye. Këto arsye përfshijnë llojë të ndryshmë bakteriesh që gjenden në djersë dhe metale të ndryshme toksike që kanë erë. Bakri, për shembull, ka erë.

Disa aroma të zakonshme dhe shkaqet e tyre:

Era diabetike – Kjo është një erë e ëmbël. Në fakt është sheqer që po grumbullohet në lëkurë.

Kapsllëku – Zakonisht shkakton një aromë të pakëndshme.
Bakër i lartë/ zink i ulët – Kjo shkakton një erë si të thartë.

Mishngrënësit – Personat që konsumojnë shumë mish dhe nuk e tresin atë mirë, gjë që u ndodh pothuajse të gjithëve, mund të vijnë një erë jo të mirë, një erë sulfurike, si vezë të prishura.

Erë si qen – Kjo mund të vijë si pasojë e konsumimit të mishit, por shpesh është si pasojë e problemeve me tretjen dhe me mëlçinë.

Erë goje si erë sallami – Kjo erë mund të vijë si pasojë e kapsllëkut, apo paaftësisë për të tretur mishin dhe proteinat e tjera.

Erë çokollate – Kjo është një erë si e ëmbël, e përzier më një si erë mishi dhe me një erë të defiçencës së magnezit. Lidhet me oksidimin e ngadaltë.

Era e defiçencës së magnezit – Kjo është një lloj ere djegëse për shkak të defiçencës së enzimave kur magnezi është defiçent.

Era e oksiduesit të shpejtë – Kjo është një si erë mishi.

Era e “katër rënieve” – Është një erë si kufomë. Trupi po fiket dhe era që vjen është si mish i kalbur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme