Arratiset infermierja që i vodhi albuminat e ShSKUK-së

Prishtinë | 16 Qer 2018 | 08:39 | Nga

Për më shumë se një vit Policia e Kosovës e ka “amnistuar” infermieren e QKUK-së, Emine Rama-Simnica, e cila kishte vjedhur albumina në vlerë të rreth 30 mijë eurove, për të cilat është dënuar në formë të prerë nga Gjykata, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo është dënuar në vitin 2016, pas rreth 6 muajsh kur dënimin ia kishte vërtetuar Gjykata e Apelit. Është dënuar me një vit e gjysmë burgim. Në vend se të shkojë në vuajtje të dënimit, ajo ka vazhduar punën në institucionin të cilin e ka vjedhur.

QKUK-ja nuk ia ka shkëputur kontratën. Para dy muajsh ajo e ka lënë vullnetarisht vendin e punës.

Vetëm pasi e ka lënë punën, Policia e Kosovës po e cilëson si të “arratisur” ani pse një vit pas dënimit ajo nuk ishte dërguar për vuajtje të dënimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme