Arratiset serbi,dy policë mes gjashtë të arrestuarve në Kukës

Kukës | 02 Jan 2019 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

6 persona, 2 prej të cilëve policë janë vënë në pranga pas arratisjes së një 53-vjeçari serb nga vendi ku ndodhej në ”arrest shtëpie” dhe ruhej nga punonjës policie në një ambient privat, në Kukës, transmeton Klan Kosova.

Sipas policisë në pranga kanë përfunduar “KM., J.D., R.K. dhe F.T. pasi në datë 1 Janar 2019, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë ndihmuar për t’u larguar nga vendi i qëndrimit, shtetasin serb S.V., 53 vjeç, banues në Mirocka, Serbi.”

Në mesin e të arrestuarve janë K.S. dhe Xh.N., me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës.

Ata akuzohen se gjatë ruajtjes së S.V. kanë lejuar takimin e tij me të afërm pa autorizim përkatës, duke mundësuar largimin e të arrestuarit nga vendi i qëndrimit të detyrueshëm.

Policia po ashtu thotë se ka nisur procedim penal dhe po punon për kapjen e serbit të arratisur, shkruan TV Klan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme