Arratiset me taksi në ditën e gjykimit e dyshuara 96 vjeçe për krime naziste

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Një gjermane 96-vjeçare është arratisur para fillimit të gjykimit kundër saj nën akuzën për dhënien e ndihmës në kryerjen e vrasjeve masive në një kamp nazist të përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore, tha një zëdhënës i gjykatës.

E moshuara e quajtur Irmgard Furchner akuzohet se në moshën 18-vjeçare ka kontribuuar në vrasjen e 11.412 personave, kur shërbente si daktilografe në kampin e përqendrimit “Stutthof” mes vitit 1943 e 1945, shkruan Reuters.

“E akuzuara është në arrati. Ajo ka dalë nga shtëpia herët në mëngjes me taki dhe është nisur drejt një stacioni të trenit”, tha zëdhënësi i gjykatës, duke shtuar se autoritetet kanë lëshuar fletarrestim për të dyshuarën.

Vendndodhja e saj tash për tash nuk dihet. Gjykata nuk mund t’i lexojë akuzat, nëse e akuzuara nuk ndodhet në sallën e gjykimit.

Të ngjashme