Është arrestuar një grua në Prishtinë, e cila pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht një burrë.
Pas sulmit, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Rasti është cilësuar nga policia si vrasje në tentativë.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar viktimën mashkull kosovar.Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, e dyshuara dërgohet në mbajtje.”, thuhet në raportin policor 24-orësh.