Dy të arrestuarve nën dyshimet se nuk i ofruan ndihmë të moshuarit në Gjilan që më pas vdiq, u është caktuar arresti shtëpiak.
Gjykata Themelore në Gjilan ua ka caktuar masën e arrestit shtëpiak dy personave që u arrestuan dje nën dyshimin se nuk i ofruan ndihmë një të moshuari që ishte rrëzuar skaj rrugës në Gjilan.
Lajmin për caktimin a arrestit shtëpiak dy të dyshuarve e konfirmoi për KALLXO.com Sabit Shkodra, zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan.
“Mund të konfirmoj që gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj dy të pandehurve, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale mosdhënia e ndihmës”, tha Shkodra.