Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak një zyrtari të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.RR për shkak të veprave penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par. 1 të KPK-së dhe Marrja e ryshfetit nga neni 428 par. 1 të KPK-së”, thuhet në komunikatë.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.RR duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, në cilësinë e personit zyrtar pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, me qëllim të përfitimit pasuror për vete ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke i tejkaluar autorizimet e tij”.