Arrestimi i ansambleistit të VV-së për drogë, Eman Rrahmani: Flisni me policinë dhe prokurorinë sepse ata e dinë më mirë

Prishtinë | 15 Gus 2023 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Sot në Shqipëri është arrestuar asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci.VV ka vendosur që ta largojë atë nga partia.


Gazeta Blic ka kontaktuar deputetin e kësaj partie, Eman Rrahmani, për të marrë një prononcim nga ai lidhur me rastin. Duke folur shkurt, ai tha se duhet kontaktuar Policia e Prokuroria dhe se nuk është me rëndësi se kush është apo çfarë është.

“Flisni me Policinë dhe Prokurorinë, pasi që ata e dinë më mirë për veprat e tij dhe se nuk ka rëndësi se kush është apo çfarë është”, tha Rrahmani për Gazeta Blic.Pas arrestimit të asambleistit Besnik Mujeci, ka pasur reagime të shumta edhe nga deputetët e partive opozitare, ku deputeti i Partisë Demokratie të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar në rrjetin social Facebook, duke shkruar se era po vjen “SHTET” maifoz.
Tutje rreth kësaj ngjarje kanë reaguar edhe nga Lidhja Demokartike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ku ka thënë se partia në pushtet po e fundos Kosovën, dhe se qeverinë e quan “Qeveri e shpresës me shitblerje të drogës”.

Kurse kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, fton Prokurorinë për hetim ku thotë se VV’ja insistonte me çdo kusht të vendoste Mujecin aksionar në atë statcion.


Edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka pasur reagime rreth arrestimit të Besnik Mujecit, ku drejtori për Informim, Lulëzim Blaka përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka thënë se ky është fund i turpshëm për Kurtin dhe ushtrinë e tij.

Të ngjashme