Arrestimi i Elsa Lilës, reagon këngëtarja shqiptare: E kam dashur që fëmijë dhe do ta dua përjetësisht

Prishtinë | 17 Mar 2022 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Lajmi se Elsa Lila është arrestuar nga policia italiane si e përfshirë në një grup për trafikimin e drogës i ka befasuar të gjithë. Të shumtë kanë qenë personazhet publikë që reaguan pas këtij lajmi duke e mbështetur ose duke dalë kundër artistes.

Së fundmi, ka qenë dhe Rezarta Shkurta që ka publikuar disa postime në Instagram ku krahas disa interpretimeve të këngëtares së njohur në skenë, ajo shprehet se e ka dashur që kur ishte një fëmijë dhe se do ta dojë gjithmonë për artin e saj pavarësisht çdo gjëje.

’Unë Elsën e kam dashur që kur isha fëmijë dhe do e dua përjetësisht. Le ta nisim me pak art të vërtet, që një artiste e madhe e sjell lehtë. Pa temenara, vetëm me zërin e shpirtit’’, shkruan ajo krah videos së Lilës duke performuar në skenë.

Të ngjashme