Arrestimi i Popoviqit për shkak të fjalimit anti-UÇK në Rahovec, Petkoviq e njofton Brukselin dhe kërkon lirimin e tij

Prishtinë | 18 Kor 2025 | 22:39 | Nga Ekonomia Online

E ashtuquajtura ‘zyre për Kosovën’’ ka konfirmuar arrestimin e Igor Popoviqit. Ky i fundit është arrestuar pas një fjalimi të mbajtur në Rahovec ku ka përdorur gjuhë të ashpër anti UÇK.

Në komunikatë e lëshuar bëhet e ditur edhe se Petar Petkoviq ka njoftuar BE-në, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të Popoviqit.

Ndërsa më herët, burime të Express kanë thënë se Popoviq me deklaratën e tij ka nxitur urrejtje dhe përçarje.

‘‘Me deklarimet e tij, ai ka nxitur urrejtje dhe përçarje ndëretnike në Kosovë. Pas deklarimit të rastit nga ana e Institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës, tani ai është arrestu nga PK dhe do të dëbohet nga Kosova dhe do t’indalohet hyrja ne Kosovë’’.

Të ngjashme