Arrestimi “joprofesional” në rastin e plagosjes se sotme në Prishtinë (Video)

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 15:09 | Nga

Një person mbeti i plagosur sot në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Pas të shtënave me armë, në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës.

Në një video të publikuar nga TV Dukagjini shihen momentet e arrestimit të dy personave.

Bie në sy se dy personat e arrestuar lihen të vetëm në veturë. Ata, më pas hapin derën dhe konfrontohen me policinë, duke goditur me grushte disa policë.

Së paku njëri nga policët ka marrë lëndime të lehta.

Pas incidentit, kanë mbërritur forca të shtuara të policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme