Policia e Kosovës dje ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “grabitje me armë”.
Ngjarja ka ndodhur ditë më parë në Ferizaj në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” ku të dyshuarit kanë hyrë me forcë në lokalet e kazinos dhe nën kërcënim të armës nga viktima-punëtori i kazinos kishin marrë rreth 5.000 Euro dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Gjatë intervistimit, të dyshuarit në prezencë të avokatëve mbrojtës, në tërësi kanë pranuar veprën për të cilën akuzohen.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.