Janë arrestuar në qendër të qytezës së Deçanit, të mërkurën tre pjesëtarë të familjes Iberhysaj, që kishin dalë të pengonin nisjen e punimeve të një ndërmarrjeje private në një pronë, për të cilën ata pretendojnë se është pronë e tyre e kahershme.
Këtë pronë prej 36 arësh sipërfaqe, Komuna e Deçanit e ka dhënë në shfrytëzim për 99 vjet me një tender publik vitin e kaluar.
Prej disa ditësh afaristi që e ka marrë me koncesion atë tokë, ka tentuar të niste punimet për ndërtimin e një objekti afarist-banesor, por pronarët pretendues kanë penguar buldozerët që të nisnin punimet./KD/