Arrestohen 300 gra në protestën e Bjellorusisë

Prishtinë | 20 Sht 2020 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Në marshimin që u mbajt të shtunën në Minsk të Bjellorusisë, morën pjesë më shumë se 2 mijë gra.

Protesta ka rezultuar me arrestimin e 300 grave përfshirë edhe një grua të moshuar.

Grupi i të drejtave të njeriut Viasna tha se më shumë se 320 njerëz u arrestuan në marshimin e së shtunës.

“Kishte kaq shumë njerëz të ndaluar sa linjat u krijuan në transportin e të burgosurve,” ka thënë anëtari i Viasna Valentin Stepanovich.

Pjesëmarrëse në protestë ishte edhe Nina Baginskaya, një ish një ish-gjeologe 73-vjeçare, kundërshtimi dhe gjuha e mprehtë e së cilës e kanë bërë atë një figurë popullore në protesta.

E pyetur nga policia se pse po merrte pjesë në protestë të paautorizuar “Unë jam duke bërë një shëtitje”, iu përgjigj Baginskaya, përcjell BBC, transmeton Klan Kosova

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme