Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e autoriteteve italiane pasi iu zbuluan se mbanin marihuanë dhe kokainë. Në fakt S.B., 43 vjeç; K.B., 31 vjeç; M.N., 30 vjeç dhe 25 vjeçari L.A. u ndaluan gjatë një kontrolli të zakonshëm në një rrugë në Torpignattara në Romë.
Komunikimi mes tyre në momentin që panë policinë ishte shumë dyshues për këta të fundit.
Dokumentet që paraqiti njëri prej shqiptarëve rezultuan të ishin false. Ai ishte dëbuar nga Prefektuara e Romës në shkurt të 2018-s, por mesa duket kishte hyrë sërish në gadishullin Apenin me gjeneralitete false, raporton Abcnews.