Në rrugën “Tirana” në Vushtrri, janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi të njëjtit si pasoj e një mosmarrëveshje të më hershme janë përleshur ( rrahur) fizikisht në mes veti.
Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar disa mjete të forta të cilat të dyshuarit i kishin përdorur gjatë përleshjes.
Të dyshuarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë në QKUK dhe intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.