Policia e Kosovës ka arrestuar tre deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, Donika Kadaj-Bujupin, e Albulena Haxhiun në hyrje të Kuvendit.
Policia u ka hedhur sprej djegës deputetëve të Vetëvendosjes, të cilët kundërshtonin arrestimin e kolegëve të tyre, raporton Ekonomia Online.
Mirëpo, gjatë këtij arrestimi janë lënduar edhe disa gazetarë dhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosjes.
Arrestimi i tyre u bë pas urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Deputetët akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend dhe pengimit e personit zyrtar gjatë detyrës, raporton Ekonomia Online.