Arrestohen dhjetë protestues në Australi, dolën të kundërshtonin masat e ndalesës

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Policia i ka arrestuar dhjetë protestues, që kishin dalë të kundërshtonin masat e ndalesës në Victoria të Australisë.

Duke mos respektuar kërkesën për distancim social, rreth 150 persona janë grumbulluar gjatë ditës së sotme para parlamentit të Melburnit, transmeton Telegrafi.

Ky veprim, konsiderohet shkelje e urdhrave për gjendjen e shkaktuar nga coronavirusi dhe parashihet dënim prej 1,600 dollarëve australian, apo rreth 900 eurove.

Australia është duke bërë lehtësim të lehtë të masave, në përpjekje që të realizojë atë që njihet si “ekonomi pa COVID-19”, pas muajit qershor.

Mirëpo, Victoria po vazhdon t’i ketë masat mjaft të rrepta, si pasojë e shpërthimit të një infektimi në një thertore dhe shtimit të rasteve të kontakteve.

Kjo protestë është e ngjashme sikur ato në Shtetet e Bashkuara, Brazil dhe Gjermani, ku protestuesit po kërkojnë të zbuten masat e ndalesës dhe të jenë të lirë të lëvizin.

Të ngjashme