Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka listuar një sërë rastesh ndaj qytetarëve të dyshuar për armëmbajtje pa leje.
Njësia policore gjatë ditës së djeshme në rrugën “Ali Hajdari” në Prishtinë, ka arrestuar të dyshuarin pasi që gjatë kontrollimit iu është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë.
“Pasi që i dyshuari kishte urdhëresë aktive i njëjti është dërguar në vuajte të dënimit”, thuhet në njoftim.
Rasti tjetër sipas PK-së, po ashtu ka ndodhur në kryeqytet.
“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull K-Shqiptar pasi që gjatë një pike të kontrollit iu ka gjet dhe konfiskuar një revole me gas. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton policia.
Një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje ka ndodhur në rrugën “Ilaz Kodra” të Prishtinës.
Aty janë arrestuar tre të dyshuar, pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.
Policia i ka arrestuar edhe tre persona të tjerë të dyshuar për armëmbajtje pa leje.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka”, në kryeqytet.
Të dyshuarve policia gjatë kontrollit iu ka gjetur dhe iu janë konfiskuar nga një thikë, ndërsa njërit nga të dyshuarit iu ka gjetur dhe dy paketime substancë e dyshuar narkotike.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt. /Express