Arrestohen dy burra në Prishtinë për tregti me armë

| 04 Jan 2019 | 11:49 | Nga

Të enjten rreth orës 19:40 janë arrestuar dy burra në rrugën “Xhevdet Doda” në Prishtinës pasi që dyshohet se atyre u janë gjetur dy revole dhe dy karikatorë.

Policia ka bërë të ditur se njëri nga të dyshuarit i kishte shitur revolet të dyshuarit tjetër, njofton Klan Kosova.

Pas marrjes në pyetje, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes me urdhër të prokurorit.

Të ngjashme