Mbrëmë dy të dyshuar meshkuj janë arrestuar pasi që kanë shantazuar një viktimë femër me publikimin e disa fotografive diskredituese.
Raporti i plotë i Policisë:
Prishtinë 01.09.2019 – NN. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit kishin shantazhuar me publikimin e disa fotografive diskredituese të viktimës femër K/Shqiptare. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.