Arrestohen dy persona në Gjakovë për “marrje me prostitucion”

Prishtinë | 16 Pri 2021 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Pas hetimeve, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për marrje me prostitucion, në Gjakovë.

Policia nuk ka dhënë shumë detaje rreth rastit, ndërsa e ditur është bërë se hetimi ka filluar më 5 mars.

“Gjakovë 05.03.2021 – 19:35. Më 15.04.2021 pas hetimeve intensive janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale marrje me prostitucion. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme