Policia ka arrestuar dy persona në Skenderaj, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje e kanë kanosur me pistoletë një person tjetër.
Sipas policisë, gjatë kontrollit te automjeti i të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e plastikës, dy shkopinj të drurit dhe një thikë.
“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.