Arrestohen dy persona pasi vodhën traktorin në Skenderaj

Skenderaj | 21 Maj 2018 | 16:19 | Nga

Hetuesit policorë në Skenderaj, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

“Arrestimi i të dyshuarve M. D., 33 vjeçar dhe E. M., 27 vjeçar, është bërë mbi bazën e provave materiale të siguruara, ku dyshohet se dy të dyshuarit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të vjedhjes së traktorit të raportuar dy ditë më parë”, thuhet në njoftimin për media.

“Në cilësi të provave materiale është gjetur dhe është sekuestruar traktori, i cili pas procedurave verifikuese i është kthyer pronarit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme