Sipas raportit policor janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe janë konfiskuar, një pushkë gjuetie, dy tytëshe kal 12mm, mbajtëse e pushkës, një thikë, një pushkë tjetër gjuetie, dy tytëshe kal 12 mm, mbajtëse e pushkës, dy pjesë për pastrimin e armës, dhjetë (10) fishekë 12 mm dhe një pushke ajrore (jofunksionale).
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.