Policia ka arrestuar dy persona për rastin e plagosjes së djeshme në Prishtinë.
Tre persona të identifikuar kanë qenë në arrati për plagosjen e djeshme në kryeqytet.
Policia me anë të një njoftimi ka thënë se pas identifikimit, mbrëmë rreth orës 23:00 janë arrestuar 42 vjeçari me inicialet N. S dhe 32 vjeçari me inicialet F. A.
“Personat e dyshuar me urdhër të Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që bazuar në hetimin fillestar dyshohet se në këtë rast është i përfshirë edhe një person tjetër si i dyshuar, i cili është identifikuar dhe po kërkohet nga ana e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.