Arrestohen dy persona për posedim të substancave narkotike

Prishtinë | 06 Tet 2016 | 14:35 | Nga

Policia e Kosovës arreston dy persona të dyshuar për ‘blerje, posedim, shitje ose shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge nga neni-273’, dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374’.

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimi me Narkotikë, me datën 5 tetor 2016, ka realizuar një operacion policor, nën dyshimin e bazuar se në një shtëpi në lagjen Velania një i dyshuar posedon një sasi të substancave narkotike, si dhe posedon armë e municion.

Operacioni policor është realizuar edhe në bashkëpunim me Njësinë për Reagim të Shpejtë, me ç’rast Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se po kryenin veprat penale ‘blerje, posedim, shitje ose shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge nga neni-273’, dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374’.

Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë:A. P. lindur me 1996 m/sh/k dhe S. L. lindur me 1996 m/sh/Shqipërisë

Me urdhëresë të Gjykatës Themelore është bërë bastisja e të dyshuarve, ku në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar:

·dy armë automatike AK47
·4 karikatorë të automatikut AK47
·86 copë fishekë
·një revole 7.62 mm –M57 me dy karikatorë dhe 19 fishekë
·substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 448.9 gramë
·3 telefona celularë

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes per procedura të mëtejme.

Të ngjashme