Policia njofton se në rrugën “Ukë Bytyqi” në Prizren janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj k-shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë mbajt në lokalet e firmës së tyre, pa dëshirën e tij një punëtor – viktimën mashkull k-shqiptar.
Këtë rast Policia e ka denoncuar si rrëmbim.
Sipas Policisë, viktima ka arrit që të arratiset nga të dyshuarit duke kërcyer nga kati i dytë i objektit.
Viktima ka pësuar lëndim e trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pasi janë intervistuar, janë dërguar në mbajtje .