Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale “trafikim me njerëz” dhe “shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”.
Sipas Policisë, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e Drejtorisë Rajonale Prishtinë, pas një hetimi të zhvilluar, më 16.01.2017 në orën 20:10, ka arrestuar personat e dyshuar për përfshirje në vepra penale.
“Njëri nga të dyshuarit dyshohet për përfshirje në veprën penale ‘trafikim me njerëz’, ndërsa i dyshuari tjetër për veprën penale ‘shërbime seksuale të viktimës së trafikimit’. Gjatë hetimeve është identifikuar një viktimë e mitur e cila është intervistuar dhe me të është vepruar në bazë të procedurave standarde vepruese”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Personat e arrestuar për dyshim përfshirjeje në veprat penale janë: S.K. viti i lindjes 1984 m/sh/k; B. A. viti i lindjes 1966 m/sh/k.
Në konsultim me prokurorin e Prokurorisë Themelore Prishtinë, të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.