Arrestohen dy persona për vjedhje në një lokal në Pejë

Prishtinë | 10 Nën 2019 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në Pejë, më 3 nëntor të këtij viti, është njoftuar se gjatë orëve të natës persona të dyshuar kanë hyrë me forcë në lokalin e një të dyshuari në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë.

Njësitet relevante të Policisë së Stacionit Policor Pejë, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes duke bërë sigurimin e vendngjarjes dhe mbledhjen e dëshmive.

“Pasi që lokali i viktimës posedon kamera sigurie dhe në kamera është vërejtur i dyshuari i maskuar duke e kryer vjedhjen, pas një pune operativo-hetimore nga njësitit i hetimeve me datë 9.11.2019, është arritur të behët identifikimi rrjedhimisht arrestimi i personave të dyshuar A.G. i lindur më 1999, m/k/sh dhe B.B. i lindur me 2000, m/k/sh”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, raporton Koha.net.

Policia thotë se i dyshuari i parë, A.G. e ka pranuar veprën penale dhe është personi i cili shihet në video incizime, ndërsa i dyshuari i dytë, thotë Policia, ka ndihmuar për shitjen e sendeve të vjedhura.

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit dërgohen në mbajtje për 48 orë. Rasti cilësohet “Vjedhje e Rëndë”.

Të ngjashme