Arrestohen dy persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda

Prishtinë | 09 Nën 2018 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Më datë 08.11.2018 njësitet policore të stacionit të Podujevës, kanëarrestuar dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda.

Rastet kanë ndodhur në fshatrat e Komunës së Podujevës, në lokacione dheperiudha të ndryshme kohore ku kryesisht janë vjedhur gjësende të ndryshme.

Puna e hetuesve të stacionit policor të Podujevës, lidhur me rastet nëfjalë, është finalizuar ditën e djeshme, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur që në një shtëpi tëpabanuar në fshatin Dobërdol të komunës së Podujevës të arrestojnë dy tëdyshuar:

Ø K. G. mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i dyshuar për tetë vjedhjetë raportuara) si dhe,

Ø K.A mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i dyshuar për tetë vjedhjetë raportuara).

Në koordinim më prokurorin kujdestar hetuesit policor kanë kryer njëbastisje në shtëpinë ku janë arrestuar të dyshuarit, me ç’rast kanë arritur tëgjejnë dhe sekuestrojnë gjësende që dyshohet të jenë të vjedhura si dhe njësasi substance të dyshuar që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Të dyshuarit me rekomandimin e prokurorit të shteti janë ndaluar nëmbajtje përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore eprocedurale lidhur me rastet që dyshohet të jenë të përfshirë të arrestuarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme