Arrestohen dy persona të dyshuar për ‘vjedhje të rënda’

Prishtinë | 01 Dhj 2018 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Me datë 30.11.2018 Policia e Kosovës, Stacioni Policor Deçan, në bashkëpunim me njësitë tjera punuese dhe në bashkëpunim me qytetarët e kësaj zone, gjatë një pune të palodhshme dhe të vazhdueshme operativo – hetimore, ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë 2 (dy) persona të dyshuar të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’

Personat e dyshuar të arrestuar lidhur me këtë rast janë:

• XH. TH. lindur me 1975 m/k/sh
• A.P. lindur me 1993 m/k/sh

Në lidhje me rastet është njoftuar prokurori i shtetit dhe të gjitha veprimet policore në teren janë ndërmarrë në koordinim me të njëjtin, dhe me vendim te prokurorit të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor.

Këto vepra penale kryesisht janë vjedhje të rënda të ndodhura në shtëpi, banesa dhe dyqane afariste të qytetarëve të Deçanit me rrethinë.

Të dyshuarit janë duke u hetuar nga Njësitet përkatëse t` Policisë së Kosovës lidhur me disa raste të grabitjeve të cilat kanë ndodhur në Rajonin e Pejës.

Policia e Kosovës falënderon të gjitha mediat e shkruara dhe ato elektronike pasi që pas publikimit të fotografive të personit të dyshuar kanë ndihmuar shume në identifikimin e tij.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët e kësaj zone të cilët kanë bashkëpunuar dhe kanë ndihmuar policinë pa hezituar në raportim të dukurive negative kriminale brenda shoqërisë sonë, pasi që vetëm në këtë mënyrë mund dhe duhet të krijojmë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në komunën e Deçanit dhe rajon në përgjithësi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme