Arrestohen dy persona të dyshuar për vrasjen në Dumnicë të Podujevës

Prishtinë | 03 Maj 2023 | 21:54 | Nga Ekonomia Online

Nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën vrasje , që ka ndodhur me datën 26.03.2023, në fshatin Dumnicë të Podujevës.

Personat e dyshuar:

  • B.S, mashkull 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
  • I.S, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme para se rasti të procedohet tutje.

Të ngjashme