Një person është arrestuar në Pejë, nën dyshimin për ngacmim seksual ndaj një gruaje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 2 nëntor 2026, ndërsa lidhur me të janë intervistuar viktima dhe një dëshmitare, të dyja femra kosovare.
Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, policia ka sekuestruar si prova materiale një laptop dhe dy telefona celularë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.