Arrestohen dy shqiptarë në Angli, kultivonin kanabis në banesë

Prishtinë | 26 Dhj 2019 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Daniel C, 23-vjeç dhe Danjel I, 25-vjeç, nga Shqipëria janë arrestuar nga policia angleze, pasi janë kapur duke kultivuar kanabis në një banesë.

Operacioni  u zhvillua në  Angli nga Derbyshire Police në bashkëpunim dhe me asistencën e Policisë shqiptare.

Po ashtu gjatë këtij operacioni është vënë nën hetim edhe pronari i banesës të cilën shqiptarët kishin marrë me qira.

Ai është i moshës 64-vjeç nga Licesteri.

Ndërkohë ditën e sotme mediat angleze raportuan edhe arrestimin e dy të rinjve të tjerë në Britani, pasi ishin kapur në një banesë duke kultivuar kanabis.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar antikanabis.

Operacioni  u zhvillua në  Angli nga Derbyshire Police në bashkëpunim dhe me asistencën e Policisë shqiptare.

Operacioni për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, në fushën e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Vihen në pranga 2 shtetas shqiptarë, 23 dhe 25 vjeç, si dhe procedohet pronari i banesës që ua  kishte dhënë banesat me qira dy të rinjve.

Gjatë periudhës korrik – dhjetor 2019,  nga Derbyshire Police janë vënë në pranga edhe 8 shtetas të tjerë shqiptarë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar një sasi bimësh narkotike që kultivoheshin me llamba në ambiente të mbyllura.

Çatitë e shtëpive i kishin veshur me materiale qe nuk e përçojnë nxehtësinë, me qëllim që të mos identifikoheshin  nga Policia, gjatë monitorimeve  me dron me sensor për nxehtësinë

Prej muajit korrik të vitit 2019, Derbyshire Police i ka kërkuar Policisë shqiptare asistencë dhe informacion lidhur me një grup të strukturuar kriminal, në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike (cannabis sativa) që vepronte në Cresëell dhe Cloëne.

Policia  e Shtetit  u angazhua  me seriozitet dhe profesionalizëm duke kryer një sërë verimesh hetimore dhe gjithë informacioni i grumbulluar iu vu në dispozicion kolegëve të Derbyshire Police.

Falë seriozitetit dhe punës hetimore për personat e implikuar, të bërë nga Drejtoria Hetimore Qëndrore  ne Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit si dhe  duke ruajtur në maksimum sekretin e hetimit, u bë i mundur  finalizimi i operacionit  nga kolegët e Derbyshire Police dhe së fundmi u arrestuan në flagrancë,  në pronat në Cloëne dhe Cresëell, shtetasit:

Daniel C, 23 vjeç dhe Danjel I, 25 vjeç, nga Shqipëria.

Një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike cannabis sativa u gjetën në adresat e mësipërme dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, është proceduar penalisht edhe pronari i banesave që ua kishte dhënë me qira banesat dy shtetaseve të mësipërm, konkretisht 64-vjeçari nga Leicesteri.

Krerët e Derbyshire Poice, nëpërmjet oficerit të kontaktit të Policisë shqiptare kanë vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyer në nivel ndërkombëtar, me synim goditjen e kriminalitetit dhe për të rritur sigurinë e komunitetit.

Ky operacion tregon qartë profesionalizmin dhe besueshmërinë e partnerëve tek Policia e Shtetit, si dhe vendosmërinë për të luftuar bashkërisht krimin e organizuar.

Të ngjashme