Arrestohen dy shqiptarë, prodhonin dhe shisnin “ilaçin” kundër Coronavirusit

Prishtinë | 15 Kor 2020 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pasi shisnin një produkt, të prodhuar në mënyrë artizanale, për të cilin pretendonin se është ilaç kundër COVID-19.

Të arrestuarit janë F. F., 57 vjeç dhe nipi i tij, H. F., 30 vjeç, banues në Mamurras.

Sipas Policisë F.F. nëpërmjet rrjetit social Facebook bënte thirrje për prodhim të substancave për shërimin e koronavirusit nga një përzierje e acidit klorhidrik me H2O, duke pretenduar se me këtë përzierje kishte shpikur ilaçin për kurimin e këtij virusi.

Në kuadër të operacionit u kap në flagrancë në një lokal nipi i shtetasit F. F., i cili po i shiste ilaçin një klienti.

Pasi e kontrolluan banesën e tij, gjetën baza materiale, medikamente dhe preparate që shërbenin për të përgatitur ilaçin.

Shtetasi F.F., pasi bënte prodhimin e këtyre medikamenteve në kushte artizanale dhe jashtë kushteve laboratorike, në kushte shtëpie, ia jepte shtetasit H.F., i cili, pasi takonte personat e interesuar, ua shiste atyre për 20.000 lekë të reja, duke iu thënë se e shëronte koronavirusin.

Në banesën e shtetasit F.F. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë provës materiale dhe pesë pajisje mjekësore pa faturë tatimore, të cilat dyshohet se mund t’i ketë kontrabanduar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme