Arrestohen dy të dyshuar në Fushë Kosovë, nën kërcënimin e thikës grabitën një shumë të hollash

Prishtinë | 10 Pri 2026 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar, pasi që të njëjtit nën kërcënimin e thikës iu kanë grabitur një shumë të hollash dy viktimave.

Policia bën të ditur se pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Fushë Kosovë 09.04.2026-17:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, nën kërcënimin e thikës iu kanë grabitur një shumë të hollash dy viktimave po ashtu meshkuj kosovarë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.

Të ngjashme