Arrestohen dy të dyshuar për vrasje në tentativë në Drenas

Prishtinë | 29 Mar 2024 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar për vrasjen e rëndë në tentativë që ka ndodhur të martën e kësaj javë në Drenas.

Sipas raportit të Policisë ata janë arrestuar të enjten dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin është raportuar se me 28.03.2024 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë ku nga njëri prej tyre është konfiskuar një pistoletë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes katër personave, ku njëri prej tyre kishte shtënë me armë zjarri dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

Të ngjashme