Arrestohen dy të mitur për vjedhje në Prizren

| 15 Jan 2019 | 18:06 | Nga

Sot Policia në Prizren ka pranuar një informatë për një rast të kryerjes së veprës penale vjedhje e rëndë që ka ndodhur ditën e djeshme.

Pas një pune hetimore të njësive relevante policore janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar (E.K dhe F.Th), të cilët dyshohet se kanë kryer disa vepra penale ‘vjedhje’ dhe ‘vjedhje të rënda’, njofton Klan Kosova.

“Personat e dyshuar, tashmë të arrestuar, dyshohet të jenë përfshirë në disa raste të këtyre veprave penale (vjedhje dhe vjedhje të rënda), ku njësitë e hetimeve pas një pune intensive kanë arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarit. Të dyshuarit janë të njohur për organet e rendit si recidivistë të këtyre veprave” thuhet në komunikatë.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarve iu shqiptohet masa e ndalimit policor për 24 orë, pasi që të dyshuarit janë të mitur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme